Kusari postoi linkun grek për t’i mëshuar Tiranës (Detaje)
E vendosur në një pozitë shumë të rëndësishme, Shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, që merr pjesë edhe në maratona si vrapuese, duke dashur të nxjerr një parregullsi nga organizatori i maratonës në Tiranë, ka prodhuar një fake news duke u shërbyer me një link nga një portal grek.
Kusari-Lila u ankua se “përderisa të gjithë pjesëmarrësve nga vendet tjera, ju njihej përkatësia shtetërore dhe shënohej flamuri shtetëror në rezultatet e garës, fatkeqësisht kjo nuk ishte rasti me vrapuesit nga Kosova”.
Por, kjo nuk është e vërtetë.
Në listën zyrtare të Tirana Marathon nuk ka as flamuj, as emra shtetesh, por vetëm numra rendor e emra atletësh.
Kusari-Lila shkroi se “të gjithë pjesëmarrësit nga Republika e Kosovës në Maratonën e Tiranës ishin përfaqësues me shenjën XK (dhe jo KOS, sipas shkurtesës zyrtare të Kosovës) dhe pranë kësaj shkurtese nuk ishte flamuri ynë”.
Por, në fakt, listës që po i referohet ajo është një listë e nxjerr nga një portal grek.
Portali, që është fare lehtë i dallueshëm se është nga Greqia meqë ka shkurtesën në fund “gr” pra “Greqia” apo “Greece”, shpërndan vazhdimisht rezultatet garash vrapimi e maratonash që mbahen në vende të ndryshme të botës./albanianpost/
Ndërsa në anën tjetër, lista zyrtare e Maratonës në Tiranë nuk ka shtetësinë e atletëve, por thjesht emrat dhe kohën e tyre.