Papa Françesku bekon të rinjtë shqiptarë (video)

Papa Françesku nëpërmjet Arqipeshkvit të Tiranë-Durrës Imzot Arjan Dodaj, i cili ndodhet në një vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, ka uruar dhe bekuar të rinjtë shqiptar. Në mesazhin e tij të shkurtër Papa Françesku u kërkon të rinjve që të punojnë për atdheun, sepse vetëm kështu vendi mund të shkojë përpara.

“Për ju të rinjtë shqiptar, një përshëndetje të përzemërt. Ju uroj me te mirën. Punoni për atdheun, sepse vetëm kështu atdheu shkon përpara, dhe atdheu ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë, Shën Mëria ju mbroftë dhe lutuni për mua”./ Klan News

Scroll to Top