Si u vra Zenel Gjoleka! Koka e kapedanit sot në Mal të Zi

Zenel Gjoleka ishte në katërshen e famshme të kapedanëve të Shqipërisë së Jugut në gjysmën e parë të shekullit të XIX. Zenel Gjoleka bashkë me Tafil Buzin, Rrapo Hekalin dhe Çelo Picarin drejtuan lëvizjet e mëdha popullore që i paraprinë Rilindjes Kombëtare e që u bënë shqetësim për Portën e Lartë.

Po ashtu Zenel Gjoleka luftoi edhe kundër forcave malazeze, me urdhër të Perandorisë Osmane. Historiani ushtarak Përparim Rexhepaj i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv tregoi se si u vra Zenel Gjoleka, koka e të cilit ende sot është në Cetinë të Malit të Zi.

“Kur Rusia afroi trupat për të pushtuar Krimenë që ishte nën sundimin osman. Mali i Zi mori urdhër nga Rusia që të sulmonte në kufi, që të tërhiqte një pjesë e forcave ushtarake turke që të angazhoheshin aty. Ushtria turke ishte me turq e me shqiptarë dhe sulmuan Malin e Zi. Zenel Gjoleka ishin në luftë kundër ushtrisë malazeze. Trupat turke gjatë luftimeve përparuan në Cetinë. Në këtë kohë ndërhyri Austro-Hungaria dhe Rusia e cila i tha Perandorisë Osmane që nëse nuk tërhiqej do të pushtonte Stambollin. Turqia u detyrua të tërhiqte trupat e t’i çonte në Krime. Zenel Gjoleka u vra në një pritë. Koka e Zenel Gjolekës është akoma në muzeun e Cetinës në Mal të Zi. Por nuk shkon ta marrë njeri.”, u shpreh historiani Përparim Rexhepaj./K.C/dritare.net

Scroll to Top