Letra prekëse e djalit 10 vjeçar të Afrim Bunjakut: Bab, sa shumë jom mërzit! / Shpërdanjeni

Gazetarja Rezarta Delisula ka udhëtuar në veri të Kosovës, aty ku në fund të shtatorit ndodhi sulmi terrorist i bandave serbe. Një reportazh i plotë vjen në numrin e ri të revistës Newsbomb.al që doli sot në treg me titullin “Kosova ka Zot”.

Por një detaj prekës vjen nga biseda e gazetares me familjarët e Afrim Bunjakut, bashkëshorten dhe fëmijet.

I vogli 10 vjeçar, ka marrë emrin Fatlum në kujtim të vëllait të tij të madh, vdekur në një aksident tragjik vitin që Fatlumi i ri lindi.

I vogli, qëndron në një qoshe të shtëpisë dhe i rrëfen gazetares letrën që shkroi për të atin:

“Babai im, sa shumë jom mërzit. Pika loti derdh për çdo ditë e natë. Jam tu u mërzit. Pasdite erdhi momenti. Unë jam shokuar shumë, pa ditë e pa prit o babë, sa shumë jom mërzit. Shkove në punë si baba, u ktheve në varr me emrin HERO. Çdo sen e bëre për Atdhe, tash je dëshmor nën dhe. Të dua babai im, heroi im” shkruan Fatlumi në letrën e tij.

Scroll to Top