“Me ty me zë e zemër”, Shkurte Fejza s’kursen elozhet për Naim Gjoshin
Momenti kur kompozitori i madh Naim Gjoshi mes emicioneve të forta, shijoi në shkallët e stadiumit “Air Albania” këngën “Mora fjalë” nuk ka kaluar pa u komentuar nga këngëtarja me zërin brilant, Shkurte Fejza.
Teksa ka ripostuar në llogarinë e saj në “Facebook”, momentin kur kompozitori po dëgjonte dhe këndonte këngën e cila tashmë është kthyer edhe në himn të tifozëve të Kombëtares, Shkurte Fejza e falenderon atë dhe s’nguron ta shprehë se sa shumë mirënjohëse i është për kompozimin e kësaj kënge.
Shkurte shkruan se sa herë e këndon këtë këngë me zë dhe zemër është me të, “maestron”, ashtu si dhe ajo e quan të madhin Gjoshi.
“Maestro jam me Ty me zë e zemër. Të falenderoj dhe jam mirënohëse që na dhurove kengën më të dashur shqiptare Mora fjalë me shumë emocione të cilat unë permes zerit tim ia pëcolla shqiptarëve kudo në gjithë globin dhe ata e pranuan me shumë dashuri. Jam e lumtur që sëbashku i kemi dhënë përjetësinë artistike trimërisë dhe heroizmit unikat të Legjendarit tonë Adem Jashari.
Je i papërsëritshëm, të uroj shëndet e jete te gjate që t’i dhurosh shqiptarëve edhe vepra tjera”, shkruan Shkurte Fejza.
Kompozitori i njohur Naim Gjoshi, ndodhej pasditen e djeshme në shkallët e stadiumit për të parë ndeshjen miqësore të djemve të Kombëtares kuqezi. Newsbomb solli më herët edhe momentin kur ai nën korin e tifozëve shijonte tekstin dhe tingujt e këngës që ai vetë ka kompozuar, “Mora fjalë”.