E TMERRSHME: Egjipti refuzon të strehojë 2.3 milionë banorë të Gazës në shkretëtirën e Sinait
Egjipti është kthyer në qendër të vëmendjes së liderëve evropianë dhe botërorë, qëkur Izraeli u kërkoi banorëve të Gazës që të largoheshin nga vendi, sepse atje ka nisur një ofensivë e gjerë kundër terroristëve të Hamasit.
Kjo, për shkak se mes Egjiptit dhe Gazës ndodhet i vetmi rrugëkalim që u mundëson gazanëve hapjen e botën e jashtme.
Pika e kalimit kufitar Rafah kontrollohet nga Egjipti në bazë të një marrëveshjeje të vitit 2007 me Izraelin, por furnizimet që vijnë në Gaza përmes Rafahut kërkojnë miratimin e Izraelit. Ky rrugëkalim është i vetmi përmes të cilit banorët e Gazës mund të dalin, gjithmonë nëse sigurojnë lejen.
Ditët e fundit, mediat raportojnë se një thashethem ka qarkulluar me vizitën e liderëve perëndimorë në Egjip, se vendi do të bëhet strehë për 2.3 milionë banorë të Gazës që Izraeli po përpiqet të zhvendosë, me pretendimin se do të zhdukë terroristët e Hamasit.
“Ajo që po ndodh tani në Gaza është një përpjekje për të detyruar banorët civilë të strehohen dhe të migrojnë në Egjipt, gjë që nuk duhet pranuar,” tha Abdul Fattah al-Sisi, gjatë një konferencë për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Presidenti Sissi është shprehur se nëse 2.3 milionë gazanët që thuhet se do të zhvendosen në shkretëtirën e Sinait, atëherë populli egjiptian mund të “dalë me miliona dhe të protestojë”.
Kajro, ka paralajmëruar tashmë se nëse palestinezët largohen nga toka e tyre, kjo mund të “likuidojë” shpresat palestineze për shtet. Kjo do të ishte gjithashtu shumë e rrezikshme për qeverinë egjiptiane nëse ajo do të shihej si bashkëpunëtore në ndonjë marrëveshje të tillë – duke ndezur zemërimin publik në botën arabe.
Çdo fluks njerëzish do të thellonte gjithashtu krizën aktuale ekonomike të Egjiptit dhe do të rriste frikën e sigurisë në rajonin e tij të trazuar Sinai.
Presidenti Abdul Fattah al-Sisi, siç raporton BBC, sugjeroi se meqë Gaza është në fakt nën kontrollin izraelit, palestinezët në vend të kësaj mund të zhvendosen në shkretëtirën e Negevit të Izraelit gjatë ofensivës së tij kundër Hamasit “derisa militantët të trajtohen”. /newsbomb.net