E vetmja e këtij lloji, enigma e pazbulueshme e Kullës së Kavajës, e njejtë me piramidat e Egjiptit

Kulla e Sahatit në Kavajë është një nga monumentet kulturorë më të vjetër në Shqipëri dhe misteri që lidhet me të mund të krahasohet me misterin e piramidave të Egjiptit.

E ndërtuar me urdhër të Beut Ibrahim Alltuni nga vëllezërit Sinani, të gjithë vazhdojnë e mahniten nga njohuritë dhe aftësitë e tyre përtej njerëzores të asaj periudhë.

Kjo kullë karakterizohet jo vetëm nga bukuria dhe perfeksioni i arkitekturës, por edhe për matematikën, astronominë dhe gjeografinë enigmatike.

E veçanta e kësaj kulle është që ndodhet në koordinatat perfekte me Jugun, Veriun, Perëndimin dhe Lindjen.

Përmasat gjeometrike të kullës janë të një niveli superior sikur të kenë zbritur nga yjet. Kanë lidhje me lëvizjet ciklike të Tokës, Diellit, Hënës e mbi të gjitha me solstice dhe ekuinokset që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve.

Përmasat dhe raportet mes tyre që ata përdorën ishin unike dhe ishte një ndërtim perfekt për atë periudhë, e vetmja e këtij lloji.

Scroll to Top