counter create hit ZEMRA MAL-MEDALJE TË ARTË NË SERBI! AMANDA, 11-VJEÇARJA QE STËRVITET 6 ORE NË DITË: "DUA TË BËHEM KAMPIONE BOTE" - Shqipet

ZEMRA MAL-MEDALJE TË ARTË NË SERBI! AMANDA, 11-VJEÇARJA QE STËRVITET 6 ORE NË DITË: “DUA TË BËHEM KAMPIONE BOTE”

Fëmijërinë e saj Amanda Dedej ia ka kushtuar sportit të karatesë, ku prej vitesh shkëlqen me rezultate mbresëlënëse. 11-vjeçarja nga Dushku i Lushnjës arriti të triumfojë mes mbi 1400 garuesve nga 13 shtete, duke fituar medaljen e artë në kampionatin ballkanik për të rinj.

“Unë mora vendin e parë pasi fitova katër ndeshje radhazi, kundër sportisteve nga Serbia, Sllovenia, Bosnje-Hercegovina dhe Turqia. Jam ndier shumë e lumtur,” – u shpreh Amanda.

Edhe pse shumë e vogël në moshë, sakrificat e saj janë të mëdha. Ajo stërvitet çdo ditë deri në 6 orë dhe deri më tani ka fituar 27 medalje.

“Karatenë e kam nisur që 4 vjeçe. Stërvitem çdo ditë dhe ëndrra ime është të bëhem kampione bote,” – tha ajo me vendosmëri.

Amanda stërvitet në palestrën ‘Bijtë e Shqipes’, ku ushtrohen edhe dhjetëra fëmijë të tjerë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Më pëlqen shumë karateja sepse të zhvillon trupin dhe mendjen,” – shprehen fëmijët që ndjekin të njëjtin pasion.

Sukseset e Amandës dhe përhapja e karatesë në zonën e Dushkut janë meritë e trajnerit Lirim Dedej, njëkohësisht edhe trajner i ekipit kombëtar. Në këtë palestër stërviten fëmijë nga mosha 4 deri në 14 vjeç.

Scroll to Top