PËRBALLEM ME ISLAMOFOBI EDHE NGA NJERËZIT E ZEMRËS” ALEKSIA PELESHI LËSHON DEKLARATËN E FORTË
Aleksia Peleshi, vajza e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, ka ndarë një reflektim të fuqishëm në Instagram mbi rrugëtimin e saj drejt besimit islam. Nga Xhamia Sheikh Zayed në Abu Dhabi, ajo tregon se ky vit ka qenë një pikë e fortë kthese në jetën e saj shpirtërore.
“Kam kërkuar Islamin për 5 vite… por tani e ndjej se po vendoset në zemrën time si në shtëpi,” shkruan ajo, duke përshkruar procesin e gjatë të kërkimit, lutjes dhe reflektimit.
Aleksia thotë se është përballur me paragjykime dhe islamofobi, madje edhe nga persona të afërt, por kjo nuk e ka ndalur:
“Kjo vetëm më shtyn të flas për bukurinë e Islamit dhe sa shumë më ka dhënë.”
Ajo shton se besimi i ka dhënë stabilitet dhe vetëdashuri:
“Nuk e kam dashur dhe nderuar kurrë veten më shumë se tani.”
Në fund, ajo u dërgon ndjekësve një mesazh mirënjohjeje:
“Ju mbaj të gjithëve në duatë e mia. Rabbena yebarek fikum.”
Aleksia prej vitesh jeton mes Spanjës dhe Egjiptit, duke ndjekur një rrugë shpirtërore të ndërthurur me jetën moderne.
