MA KA THËNË VETË AMBASADORI AMERIKAN! LUBONJA HABIT ME FJALET : JA KUR DO ARRESTOHET EDI RAMA
Analisti Fatos Lubonja ka bërë një deklaratë të bujshme, duke zbuluar një bisedë që, sipas tij, ka zhvilluar vite më parë me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, gjatë periudhës së miratimit të reformës në drejtësi.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lubonja tha se ambasadori amerikan i kishte pohuar se ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta do të përfundonin në burg dhe se kjo do të shërbente si një garanci për integrimin europian të Shqipërisë.
Sipas Lubonjës, Donald Lu kishte shtuar se pas tyre “do t’i vinte radha edhe kryeministrit Edi Rama”, madje duke parashikuar se kjo mund të ndodhte brenda një ose dy muajsh.
“Madje më tha: do vëmë bast që kjo ndodh për 1–2 muaj”, tregoi Lubonja, duke theksuar se kanë kaluar më shumë se pesë vite dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Ai shtoi se sot Rama është shumë më i fortë politikisht, duke akuzuar qeverinë për kapje të institucioneve, drejtësisë dhe lidhje me krimin, ndërsa reforma në drejtësi, sipas tij, ka shërbyer më shumë si fasadë sesa si garanci reale për barazi para ligjit.
Deklaratat e Lubonjës kanë ndezur menjëherë debat publik, duke rikthyer vëmendjen te roli i SHBA-ve në reformën në drejtësi dhe pritshmëritë e parealizuara për ndëshkimin e figurave të larta politike.
