Prifti Grek: Shteti i parë pas 1821, u quajt “NEA ALBANIA” pra, “SHQIPERIA E RE”
Revolucioni i 1821, ishte Revolucion Shqiptar, Arbëror (Arvanit). Shteti i parë pas 1821, u quajt “NEA ALBANIA” pra, “SHQIPERIA E RE”.
Kur u vendos se, në sistemin arsimor, do të mësohej gjuha Greke, (Gjuha e kishës) vendi mori emrin Greqi (Nga një marreveshje mes superfuqive europiane). Para se të ndodhte kjo, futën në burg dhe vranë, shumicën e krerëve shqiptarë, heronj të Revolucionit.
Prifti Arvanitas, pohon publikisht fakte të rëndësishme per historinë e kombit tone.
Duke përfshirë edhe Mbretin Pirro, Aleksandrin e Madh qe u rrit dhe u edukua si ushtarak tek vëllai i nenës Leonidha Mollosi, në Epir. Gjithashtu Flet për Princin Gjin Bua Shpata, pasardhesit e të cilit ishin te parët e kryengritjes së 1821 në More.
