counter create hit Një zbulim tronditës: ARKIVAT E VATIKANIT RRËZOJNË MITET - Shqipet

Një zbulim tronditës: ARKIVAT E VATIKANIT RRËZOJNË MITET

Një zbulim tronditës nga studiuesi Mark Palnikaj sjell dritë të re mbi prejardhjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Në dokumente origjinale latine të shekullit XV, të ruajtura në Arkivat e Vatikanit dhe të verifikuara nga ekspertë të paleografisë, Pal Engjëlli – autor i Formulës së Pagëzimit (1462) – cilësohet si “consobrino” i Skënderbeut.

Ky term nënkupton qartë djalë teze, duke provuar se Pal Engjëlli ishte nip nga motra e Heroit Kombëtar.

Kjo dëshmi arkivore vërteton përfundimisht se Vojsava, nëna e Skënderbeut, ishte nga familja fisnike arbërore Muzaka, dhe jo me origjinë sllave, siç është pretenduar nga qarqet serbe – greke por edhe nganjëherë Shqiptare pa prova për dekada.

Dokumentet flasin. Arkivat nuk gënjejnë.

Historia shqiptare po çlirohet nga mitet dhe po rikthehet te e vërteta e saj arbërore.

Skënderbeu – bir i dyerve fisnike shqiptare. Pa mjegullime. Pa shtrembërime.

Scroll to Top