hidden hit counter Izrealiti Dani Dayan: Besa shqiptare është një fjalë që pothuajse çdo izraelit dhe hebre e njeh dhe e admiron - Shqipet

Izrealiti Dani Dayan: Besa shqiptare është një fjalë që pothuajse çdo izraelit dhe hebre e njeh dhe e admiron

Në një intervistë ekskluzive për RTSH Shqipëri, realizuar nga gazetari Arbër Hitaj në Tiranë, Presidenti i Yad Vashem, Daniel Dayan, ndau përshtypjet e tij mbi vizitën në Shqipëri, takimet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe perspektivat e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Dayan, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, foli për rëndësinë e edukimit mbi Holokaustin, rolin unik të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nevojën që Shqipëria të ketë një status të plotë në Aleancën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA).

Ai vlerësoi miqësinë e veçantë mes Shqipërisë dhe Izraelit, duke theksuar se historia e “Besës” dhe qëndrimi fisnik i shqiptarëve ndaj hebrenjve gjatë periudhës së pushtimit nazist mbetet një shembull unik në Europë.

Në këtë intervistë, Dayan ndalet edhe tek projektet e ardhshme, si rinovimi i marrëveshjes për edukimin mbi Holokaustin dhe mbështetja për hapjen e muzeut hebraik në Vlorë.

Scroll to Top