Përvjetori i vdekjes së Edith Durham apo “Mbretëreshës së Malësorëve” (1863–1944)
Sot kujtojmë ndarjen nga jeta të Edith Durham, më 15 nëntor 1944, një nga figurat më të dashura dhe më të rëndësishme që ka pasur ndonjëherë çështja shqiptare.
E njohur si “Mbretëresha e Malësorëve”, Durham i kushtoi jetën studimit të Ballkanit dhe mbrojtjes së së drejtës së shqiptarëve, në një kohë kur zëri ynë ishte pak i dëgjuar në Evropë.
Ajo udhëtoi nëpër trevat shqiptare, dokumentoi traditat, jetën e përditshme dhe sfidat e shoqërisë sonë, duke krijuar një trashëgimi të jashtëzakonshme antropologjike, historike dhe kulturore.
Sot e përkujtojmë me mirënjohje të thellë për kontributin e saj të pazëvendësueshëm. Edith Durham mbetet një emblemë e ndërgjegjes evropiane për Shqipërinë.
