A e di kush pse u vra Isa Boletini në Mal të Zi, në Podgoricë, vetëm pse tha: “Ortodoksët janë shqiptarë në Mitrovicë”?
MISTERI QË NUK DO TË DIHET KURRË
A e di kush pse u vra Isa Boletini në Mal të Zi, në Podgoricë, vetëm pse tha: “Ortodoksët janë shqiptarë në Mitrovicë”?
Pra, kush e vrau Isa Boletinin, bashkë me djemtë, nipërit dhe kushërinjtë e tij? Kush i fotografoi trupat e tyre, kush i varrosi në ato pak minuta tragjike? Kush ishte ai Hoxhë i Malit të Zi që mori pjesë në varrim, dhe pse u varrosën me nderime?
A kishte dijeni shteti i Austro-Hungarisë, apo ishte Rusia ajo që u hakmor? Apo vallë, u vranë vetëm pse ishin shqiptarë të Kosovës? Me lejen e kujt ndodhi kjo vrasje, dhe pse ende nuk po gjurmohet e vërteta?
Të rënët:
1. Isa Boletini, 51 vjeç.
2. Halili, i biri, 24 vjeç.
3. Seidi, i biri, 18 vjeç, student në Vjenë.
4. Jonuzi, nipi, 26 vjeç.
5. Halili, nipi, 24 vjeç.
6. Hajdar Selim Radisheva, kunat i axhës dhe dhëndër, 30 vjeç.
7. Idris Bislimi, nip i Hajdarit, 18 vjeç.
8. Misin Niman Bala, nga Isniqi, 26 vjeç.
Fotografia është e huazuar; në të duket i vrarë Isa Boletini. Data përputhet, por muaji dhe viti mbeten të paqartë

