Kjo është një nga hartat më të rralla historike! Fiset e Shqipëris së Epërme të sotit të vitit 1839
Kjo është një nga hartat më të rralla historike me titull në frëngjisht që nuk kishte harta më të mira se kjo: Carte des Tribus Indépendantes et des Tribus Belligerantes de la Haute Albanie”, që në shqip përkthehet si: Harta e fiseve të pavarura dhe të fiseve luftarake të Shqipërisë së Epërme. Kjo është historia e Montenegres deri më 1838.
Harta është realizuar në vitin 1839, në një kohë kur viset shqiptare ishin ende të organizuara në bashkësi fisnore të pavarura, jashtë ndikimit të plotë osman.
Autori i kësaj harte është Gr. Dapsan, siç lexohet në pjesën e poshtme majtas të hartës.² Ajo paraqet qartë fiset shqiptare të Veriut: Hotin, Grudën, Kelmendin, Shkrelin, Kastratin, Dukagjinin, Krasniqen, Gashin, Bytyçin e shumë të tjera.
