free html hit counter

Erion Veliaj ndihet i ngacmuar seksualisht nga 30 agjentët e BKH-së që i shkuan në spital

Kur kanë kaluar 6 muaj nga prangosja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në qelitë e paraburgimit të Durrësit në pritje të gjykimit për akuza që përfshijnë përfitime të paligjshmë nga fondet publike (Korrupsion Aktiv/Pasiv), Pastrimin e Parave, dhe Mosdeklarmin ose Deklarminin e Rremë të Pasurive, ai ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale.

Vetëm pak ditë më parë atij iu komunikuan zyrtarisht akuzat në qeli. Duke kuptuar se çdo ditë e më shumë po e humbet betejën e tij me drejtësinë, Veliaj u përpoq të tregojë sot që është i ndershëm, nuk ka asnjë faj dhe është viktimë e një persekutimi politik.

Sipas tij “Akuza ishte copy-paste me kërkesën e paraburgimit”, ndërsa hetimin e konsideron si “një vetting personal, familjar dhe fisnor, nga viti 2004 deri në 2025”.

Ajo që bëri përshtypje më shumë në reagimin e tij të gjatë shfajësues, ishte episodi kur Veliaj përfundoi në spital dy javë më parë. Ai ankohet se gjatë momentit që i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore, është ndjerë i ngacmuar seksualisht nga 30 punonjës të policive të ndryshme që sipas tij, hynë në sallë për t’i bërë “vetting-un e brendshëm të organeve”, pasi “vettin-gu i jashtëm” thotë se e nxori të pastër.

Teksa shpeh këtë ankesë, Veliaj përdor termin francez “voyerism”, që sipas shpjegimit është “ngacmimin seksual duke parë një person të pavëmendshëm i cili është i zhveshur, lakuriq ose i angazhuar në aktivitet seksual.” Ai e lidh këtë me faktin se në spital ishte pa rroba gjatë ndërhyrjes mjekësore.

Në reagim ndër të tjera ai shkruan: “Lajmi i mirë është se kam kaluar vetting-un 21-vjeçar, të paprecedentë për asnjë politikan në Shqipëri. Shto këtu edhe voyerism-in absurd, intimidimin dhe poshtërimin nga agjentët, në sallë të operacionit, para dy javësh, për t’u siguruar që, përveç vetting-ut të jashtëm, të kaloja edhe vetting-un e brendshëm të të gjithë organeve – nga ezofagu gjer në rektum – shoqëruar nga 30 roje të policive të ndryshme, të burgut, shtetit etj.”

Scroll to Top