“Nuk kam mundësi ekonomike,” Zyra kërkon 450 euro për t’i blerë syzet djalit
Kush ka mundësi ta ndihmojë, ky është numri i telefonit: +355 69 85 81 355
Kjo është Zyra Sula, nëna e 5 fëmijëve të vegjël që jeton në kushte të vështira ekonomike në qytetin e Lezhës.
Zyra tregon se prej disa kohësh është divorcuar me bashkëshortin, dhe i duhet që të përkujdeset e vetme për të gjithë fëmijët, më i vogëli 5 muajsh dhe më i madhi 12-vjeç.
Njëri prej djemve të Zyrës, Anturi i vogël 8-vjeç, vuan që në vogëli nga problemet e shikimit. Ai kaloi një temperaturë të lartë, duke e lënë me pasoja në shikim deri në këtë moshë.
Pas vizitave të fundit që ka kreu të mjeku okulist, Zyra mësoi se numri i syve të djalit ishte rritur, e për këtë arsye duhen një palë syze të reja, të cilat kushtojnë 450 euro. Gjendja e saj ekonomike nuk ia mundësojnë që t’i blerë këto syze, prandaj ajo me zemrën e prekur, kërkon ndihmën e shqiptarëve që t’i blerë një palë syze djalit, në mënyrë që ai të shohë si të gjithë shokët e tij.
Ajo tregon se merr vetëm një përkrahje prej 300 mijë lekësh të vjetra, prej të cilave 250 i duhen për të paguar qiranë, dhe pjesa tjetër për bebelina.
Ish-bashkëshorti nuk përkujdeset për fëmijët e tij, dhe Zyra tregon se e ka braktisur duke i thënë “Bëj çfarë të duash, dërgoi fëmijët në jetimore,” por ajo nuk e pranon këtë gjë.
Zyra është në gjendje të vështirë ekonomike, prandaj përveç ndihmës për syzet e djalit, ka nevojë dhe për ushqime e veshmbathje.
Bashkë mund të bëjmë diçka të bukur për Zyrën dhe të vegjlit e saj.