free html hit counter

Shqiptarja nga Maqedonia vjen për pushime në Golem: 80€ nata pa ujë, drita dhe papastërti

Një turiste nga Maqedonia e Veriut që po kalon pushimet në zonën turistike të Golemit ka denoncuar kushtet skandaloze në një pallat 30-katësh, ku ndodhet me qira në mes të sezonit turistik. Sipas saj, ndërprerja e energjisë elektrike është bërë problem, duke i lënë pa ujë, pa ashensor dhe në errësirë totale. Ajo shprehet e zhgënjyer dhe e indinjuar me neglizhencën e institucioneve shqiptare, që promovojnë turizmin si prioritet, por nuk garantojnë as shërbimet më bazë për pushuesit.

“Pershendetje! Ne lidhje me turzimin e shqiperise. Jemi nga Macedonia per pushime ne Golem te 30 kateshi. Ne mes sezones ndalet korent. S’ka as uje, as asgjë! A ashte normale kjo nga kati 8 ne kembe te zbresesh teposht ku koridoret jane te papastra dhe te demtura. Kemi pagujt 80 Euro nata vetem per fjetje. Me vjen keq po edhe shume duhet te punoje shteti juaj per turizmin, jo vetem te marre leke. Te fala”, thotë turistja e revoltuar.

Scroll to Top