Anesti Rama në Fier dhunohej nga gruaja dhe vajza të cilët e mbytën me tel
Gjatë ditës së sotme është arrestuar Valbona Rama, nëna e Emanilda Ramës, e cila u ndalua një ditë më parë për vrasjen e babait të saj, Anesti Ramës. Dyshimet për vrasjen makabre po hetohen dhe të dhënat nga të afërmit e familjes sugjerojnë se 56-vjeçari ka përjetuar dhunë të vazhdueshme në familje.
56-vjeçari kishte shenja dhune në fytyrë që i atribuoheshin “incidenteve”, por asnjëherë nuk kishte treguar të vërtetën për këtë abuzim. Sipas burimeve nga policia dhe fqinjëve të familjes, Anesti Rama jetonte veçmas nga bashkëshortja dhe e bija në të njëjtin oborr, dhe më parë ishte keqtrajtuar prej tyre.
Anesti Rama, dhunohej sistematikisht në familje. E bija dhe bashkëshortja e kishin nxjerrë të jetonte në një dhomë jashtë shtëpisë. Në dijeni të krimit të rëndë ishte edhe mamaja e vajzës, pra bashkëshortja e të ndjerit, teksa të dyja nënë e bijë bashkë pas vrasjes tentuan të fshihnin ngjarjen duke pastruar trupin e viktimës. Policia po zhvillon hetimet dhe do të përcaktojë masën e sigurisë për dy të arrestuarat.