free html hit counter

Fëmija me temperaturë të lartë, mjeku i Vlorës largohet nga spitali: Jam i lodhur

Një nënë denoncon se ka mbi një orë që ndodhet në pediatrinë e Vlorës me foshnjën 10 muajshe që vuan nga temperaturë e lartë, por përballet me neglizhencën e stafit mjekësor. Sipas saj, mjeku i turnit, Altin Cane, është larguar nga spitali duke deklaruar se ishte i lodhur pas turnit të natës, ndërsa infermieret i kanë kërkuar të presë deri në orën 07:00 për të kaluar rastin te mjeku pasardhës.

Foshnja është vendosur në një ambient pas magazinave, të papërshtatshëm dhe larg kushteve minimale që kërkon një rast urgjent, pavarësisht se në spital ka dhoma të lira. Nëna shpreh indinjatë për mungesën e përgjegjësisë nga stafi mjekësor dhe trajtimin çnjerëzor ndaj një foshnje në gjendje të rënduar shëndetësore, duke ngritur shqetësimin për gjendjen alarmante të shërbimit në këtë spital publik.

Denoncimi:

Miremngjes! Kam 1 ore qe kam sjell djalin ne pediatrine e vlores me temperatur te larte dhe mjeku roje dr altini ka vajtur ne shpi sepse ankohet qe esht lodhur nga turni i nates Infemriereve u thote te presin deri ne 7 qe te behet nderrimi e pastaj do ja kaloj mjekur te turnit Fmia po digjet dhe asnje spo mban pergjegjesi ktu Na kan ln ne nje dhome qe vetm dhom nuk esht mbrapa magazinave sepse dka dhoma te lira te tjera Ky esht spitali yn qe nuk pyesin as per nje foshnje 10 muaj me teml te larte. Emri i doktorit Altin Cane.

Scroll to Top