Lapaj del genjeshtar! I kërkon KQZ të miratojë në heshtje dorëheqjet e 12 kandidatëve të listës së mbyllur
“Me një mandat në Parlament nuk hyj unë! Nuk po hyj për një copë deputet”, kështu u shpreh Adriatik Lapaj para se të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, por sot aroma e mandatit po e tundon kreun e nismës Shqipëria Bëhet.
Në një kohë kur në mesin e koalicionit ka aromë tradhtie dhe përplasje për karrige, Lapaj si një lider që nuk e donte dikur karrigen e deputetit, sot në heshtje, teksa daja i Shabanit është kërcënim për mandatin e Lapajt, ky i fundit i ka dërguar një kërkesë KQZ-së dhe Celibashit për të njohur “heshtjen” si miratim të dorëheqjeve të 12 kandidatëve të tjerë të listës së mbyllur, duke e kthyer kështu dorëheqjen në një proces të heshtur, dhe jo atë të detyrueshëm.
Lapaj thotë se përderisa KQZ nuk ka marrë vendim, dorëheqjet konsiderohen të miratuara në heshtje dhe kërkon konfirmimin me shkrim. shkresa e Lapajt mban datën e sotme, 21 korrik dhe i drejtohet kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi. Kjo nuk është shkresa e parë e Lapajt drejtuar KQZ pasi ai e kishte nisur edhe më 17 korrik një shkresë ndaj KQZ-së, ku kërkonte të mos merreshin parasysh kërkesat e të dorëhequrve.
Nëse dikur, Lapaj e shprehu qartë se nuk dëshironte të bëhej deputet vetëm për të plotësuar karrigen, tani duket se “lufta” e tij politike është paksa ndryshe. Kandidati i listës së mbyllur të Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, ka ritheksuar këmbënguljen për të marrë mandatin e deputetit, duke rrezikuar hyrjen në Kuvend të liderit të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.
Në zgjedhjet për Kuvend, “Nisma Shqipëria Bëhet” përbehej nga tre parti, ku dy më kryesoret ishin “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe “Nisma Thurje” e Endrit Shabanit. Kokat e partive të këtij koalicioni u futën në zgjedhje me lista të hapura, teksa në listën e mbyllur vendosën emra fiktivë dhe mandatet do t’i merrnin kandidatët më të votuar nga lista e hapur. Siç duket, koalicioni ka përfunduar jo si një forcë ndryshimi, por si një vend i përshtatshëm për një ‘mandat’ që, siç duket, është i pamohueshëm për liderin që, dikur, u shpreh se do të qëndronte jashtë tij.
Në fund, kjo luftë brenda nismës nxjerr konkluzionin se Lapaj mashtroi para zgjedhjeve, vendosi kandidatë fiktivë për të fituar vetë, luftoi për një karrige duke na treguar se politika shqiptare nuk ka ndryshuar aspak, vetëm kostumet janë ndërruar.