free html hit counter

Një burrë në Velipojë sulmon dhe ofendon gruan që shet lodra në shëtitore

Një incident aspak normal është regjistruar në Velipojë. Në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, shihet dhe dëgjohet një burrë që ofendon një grua e cila po shiste në një prej shëtitoreve të kësaj zone. Qytetari i cili ka dërguar videon shkruan se zënka ka nisur si pasojë e disa lodrave.

Më konkretisht siç duket në video, zonja po shet në një prej shëtitoreve të Velipojës, lodra për fëmijë, dhe në një moment burri në video, i afrohet dhe i gjuan me këmbë, për t’i hedhur tutje. Zonja në një moment e pyet: “A nuk ke marre (turp)?” , ndërsa zotëria largohet duke sharë në mes të rrugëve pa u shqetësuar nëse ka fëmijë.

“Velipoje, ngatrrohen per pune lojrash, shau dhe policinë e Shkodres”, shkruan qytetari. Nuk dihet arsyeja e kësaj zënke banale dhe pa sens në dukje të parë të videos, por ajo që dihet është se dhuna verbale, apo tentativa për dhunë fizike ndaj një femre, por jo vetëm dhe sharjet dhe ofendimet me fjalë banale, sidomos nën prezencën e fëmijëve është e patolerueshme.

Scroll to Top