Në kushte jo të mira jetese, nëna Zelihe kërkon ndihmë nga shqiptarët
Një nënë nga Zhurja, Qafshkall në fund të Ndroqit, ndodhet në një situatë tejet të vështirë pas një zjarri që i ka shkatërruar tërësisht shtëpinë. Zelihe Bulku jeton me vajzën e saj të sëmurë dhe burrin e saj që e dhunon pasi është pijanc. Aktualisht është pa ndihmë dhe në kushte ekstreme jetese.
Deri më tani, nga shteti nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje dhe nuk pritet që të ketë ndërhyrje të shpejtë për përmirësimin e gjendjes së tyre.
Çdokush që ka mundësi të ndihmojë, qoftë me ndihma konkrete apo me strehim të përkohshëm, është i lutur të kontaktojë zonjën Zelihe në numrin e saj të telefonit 0692464252. Ajo nuk mund të përdorë mesazhe, ndaj komunikimi mund të bëhet vetëm nëpërmjet telefonatave. Çdo ndihmë, sado e vogël, do të thotë shumë për të dhe vajzën e saj në këto momente të vështira.