free web tracker "1500 euro për një foto gishti" – Këngëtarja shqiptare zbulon sa fiton në 'OF' nga përmbajtjet in.time - Shqipet

“1500 euro për një foto gishti” – Këngëtarja shqiptare zbulon sa fiton në ‘OF’ nga përmbajtjet in.time

Këngëtarja Enca Haxhia, ka bërë një rikthim në vëmendjen e publikut, këtë herë duke zbuluar disa detaje interesante nga aktiviteti i saj në platformën “OnlyFans”. Pas një periudhe qetësie në muzikë, Enca ka shfrytëzuar mundësitë që ofron kjo platformë për të krijuar burime të tjera të të ardhurave.

Në një intervistë të fundit, këngëtarja nuk u kursye nga komentet e drejtpërdrejta dhe humoristike kur u pyet për shumat që ajo mund të fitojë për përmbajtje ekskluzive që ndan me ndjekësit e saj. Ajo u shpreh me shumë qetësi dhe pa u ndalur: “1500 euro është vetëm për një gisht”, duke lënë të kuptohet se mund të ketë edhe shuma më të mëdha për përmbajtje të tjera më të ndjeshme.

Kjo përgjigje shpërtheu në të qeshura në studio dhe shpejt u komentua masivisht në rrjetet sociale, ku ndjekësit dhe fansat e saj reaguan me habi për shumat që mund të fitohen në këtë platformë.

Scroll to Top