free web tracker 10 kandidatët më të votuar më 11 maj, vetëm 2 nga PD - Shqipet

10 kandidatët më të votuar më 11 maj, vetëm 2 nga PD

Kanë mbetur kutitë e fundit për t’u numëruar, ndërsa pak detaje janë ende për t’u vendosur. Në vijim ju sjellim listën me 10 kandidatët më të votuar nga lista e hapur në zgjedhjet e 11 majit.

Sara Mile, kandidatja e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit është më e votuara me 18626 vota, ndërsa pas saj renditet Arkend Balla, kandidati i PS-së në Qarkun e Durrësit.

Ajo që bie në sy në këtë listë është fakti që vetëm 2 nga 10 kandidatët më të votuar janë nga listat e hapura të Partisë Demokratike.

Një detaj tjetër nga kjo listë, Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së në listë të hapur në Qarkun e Tiranës, edhe pse ka arritur të marrë 12685 vota, nuk është pjesë e listës fituese!

1-Sara Mila 18626 vota – Elbasan PS

2-Arkend Balla 18439 vota – Durrës PS

3-Blendi Gonxhja 17443 vota – Tiranë PS

4-Ceno Klosi 16261 vota – Fier PS

5-Ervin Hoxha 14421 vota – Tiranë PS

6-Erion Braçe 13938 vota – Tiranë PS

7-Jorida Tabaku 13747 vota – Tiranë PD

8-Ilir Alimehmeti 12685 vota – Tiranë PD

9-Agron Malaj 12616 vota – Dibër PS

10-Klevis Jahaj 12559 vota – Fier PS

Scroll to Top