“Kristian mos luaj me dy porta” – SPAK sekuestron telefonin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, dyshohet se bleu vota për Tom Doshin
Me urdhër të SPAK, është sekuestruar celulari i kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, pasi ka dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor në favor të partisë Social Demokrate të Tom Doshit.
Kontrolli i tij erdhi 3 ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku fitoi bindshëm Partia Socialiste.
Më herët, gjatë një takimi në Lezhë, kryeministri Edi Rama e thumboi Shkrelin duke lënë të nënkuptohej se ai po punonte kundër interesave të Partisë Socialiste.
“Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta”, tha ndër të tjera Rama.
Kristian Shkreli, u zgjodh kryebashkiak i Vaut të Dejësit nën siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2023.