free web tracker Kafiteria në Spanjë ku punonjësit godasin me shuplakë klientët që blejnë pije - Shqipet

Kafiteria në Spanjë ku punonjësit godasin me shuplakë klientët që blejnë pije

Një bar “i egër” në Benidorm të Spanjës është kritikuar ashpër për lojën “idiote” të pirjes së alkoolit – ku britanikët që pinë alkool marrin një shuplakë të fortë në fytyrë kur blejnë pije.

Bari Wild Duck në resortin spanjoll postoi video të një grupi prej 15 personash që përballen me përvojën e tyre të “Slap Shot” më 4 maj, por shumë përdorues të Facebook-ut nxituan ta dënonin atë, transmeton Telegrafi.

Pamjet tregojnë burra të moshave të ndryshme të ulur në një karrige bari, para se njëri nga punëtorët në këmbë t’u hedhë ujë në fytyrë dhe t’i qëllojë. Kokat e tyre mund të shihen duke u kthyer me forcën e çdo shuplake, por video përfundon me anëtarët e grupit që buzëqeshin dhe duartrokasin.

Scroll to Top