Gjuha shqipe shkruhej me alfabetin e saj që sot e quajnë e “grek” dhe zbërthen lehtë këtë shkrim: (detajet në lajm)

Gjuha shqipe shkruhej me alfabetin e saj që sot e quajnë e “grek” dhe zbërthen lehtë këtë shkrim:

EN THA KEIT AI O EYL BES TAT OS PRES BY TE RO SA BBOSHS. “Dhe ai tha këtë o yll (ose perëndi-dielli) prit Atin tim të rro së bashku(me ty)” ky është përkthimi i vërtetë nga gjuha e vjetër shqipe.

Ka një lidhje midis gjuhës shqipe dhe teksteve të lashta, përfshirë shkrimin e mësipërm. Analiza e fjalëve dhe frazave në shkrimin e shenjtë ofron një këndvështrim unik me kuptimin e fjalëve të Jezusit “Eli, Eli, lema sabachthani”

Mendoj se gjuha shqipe mban çelësin për të kuptuar këto shkrime dhe gjithashtu fjalët e Jezusit, nuk ka rëndësi që mendimet e mia nuk i pëlqejnë dikujt që mendon se ka lidhje gjuhësore me greqishten e vjetër.

Shkrimi mund të zbërthehet dhe analizohet përmes thjerrëzës së etimologjisë shqipe. Konkretisht lidhjet midis fjalëve si YL/EL (yll), BACHT/BOSHS (së bashku) dhe PRES BY TE RO “prit të jetosh” dhe se si ato lidhen me koncepte si uniteti, bashkimi dhe të jetuarit së bashku.

Analiza gjuhësore për të zbuluar kuptimet dhe lidhjet e mundshme në këto tekste të lashta mund të zgjidhet nga gjuha më e vjetër e PIE, gjuha shqipe. Thellësitë e gjuhës shqipe janë evidente dhe është emocionuese të shqyrtohen mundësitë e asaj që mund të zbulojë hulumtimi i shqipes.

Fjalet e ketij shkrimi kane lidhje gjithashtu me MARK 15:34dhe MATEU 27:46 -ku shkruhet ” Në orën tre, Jezusi thërriti me zë të lartë: “Eli, Eli, lema sabachthani?” që sipas përkthyesve te sotëm do të thotë, “Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur?”

Në këtë shkrim nuk kemi EL por kemi YL që të dyja kanë lidhje me fjalën yll të gjuhës shqipe që në një moment kohor ndoshta mori performancen kuptimore në perëndi në dialektet që po krijoheshin nga gjuha e parë. Unë në mendoj që thjesht Jezusi po thëriste:

“YLLI, O YLLI LEMA SA BACHTH ANI” që unë se fundi e kam zbërthyer jo me braktise, megjithëse BRAKT-is eshte shume afër me BACHT me, por është e kundërta, është fjala “bashk”në “BASHTH” e cila mendoj vjen nga një BASHTH, nga bash(bësh) dhe TH qe mbart semantiken kryesore të bashkimit të barasvlershme me G-në e shpjeguar nga unë. Kur TH bashkohet me Y, mban kuptumin e thyerjes, ose mbarimin e qenies jetësore, moshë e thyer thuhet në shqip, kjo nga një dimension I kuptimit piktpgramik të saj një O e ndarë në mes në dy pjesë dhe nga kuptimi primordail i Y-së, është lart por është dhe mbyllje e qiellit, eshtë fundi, është, mbarim, mbytje, Y-ja e O-së, Y-ja e RRO-së, por kur TH bashkohet me B, jep kuptimin e kundert te thyerjes, jep atë të bashkimit nga kuptimi primordial piktogramik i B, lidhja e dy ose më shume objekteve në një të vetëm, që është semantika kryesore e foljes bëj ndërtuar në kohën kur nuk kishte filluar bujqësia (bëj për ndërtimin e veglave të gjuetisë si bashkim i dy ose më shumë elementëve në një shigjetë, thikë, hark, ushtë, grepa, etj)

Jezusi ka thënë në baze te gjuhës së vjetër shqipe, YLL, YLL lema a bashth ani (me vone, pastaj). Me fjalë të tjera “Zot, zot, jemi së bashku më vonë (pastaj)”. Ku lema mendoj vjen nga një IEM, jam dhe jemi ku kemi transformimin karakteristik të shqipes i>j> l si tek gojë dhe golë.

Pra erdhi momenti të bashkohemi, ku Jesusi do shkonte la, lart tek ylli, ose dielli, ose perëndia, ose tek ati ynë.

Pra, si përfundim shkrim i mësipërm ka një lidhje semantike me thirrjen e Jezusit ku kemi tre elemente pothuaj të njëjtë YL dhe EL dhe SA BACHTH dhe SA BOSHS”. Në këtë shkrim kemi gjithashtu fjalët e shqipes në formën AT, ose TAT.

Në shkrim është një fjalë nga forma e së cilës mund të gënjehesh dhe ta lidhësh me një fjalë të greqishtes kishtare PRESBYTERO por që nuk i është gjetur etimologjia sepse është bashkimi i gjatë i disa embrioformave të gjuhës shqipe si “pres”, “by” (mbyll), “te” dhe “rro” me kuptimin e fjalëve të shqipes së sotme “pres by te rro (jeta)” që priftërinjtë shqipfolës e krijuan si fjalë të re dhe i dhanë kuptimin “plak”, “i vjetër” dhe i dhanë një kohë dhe i vunë emrin greqishte e lashtë.

Nga numri i rrokjeve të kësaj fjale nxirret lehtë përfundimi se kjo është një fjalë shumë e re dhe nuk ka lidhje me PRES BY TE RO të këtij shkrimi. Në këtë shkrim kuptimi ka lidhje me rrënjën bazë të fjalës “rroj” të gjuhës shqipe.

Vetëm gjuha shqipe mund të jap një zbërthim të mundshëm të shkrimit dhe fjalëve të Jezusit.

EN THA KEIT AI O EYL BES TAT OS PRES BY TE RO SA BOSHS. “And he said this o star (or sun-god) wait my father to live together with you” this is the true translation from Old Albanian language.

Scroll to Top