Pamja dramatike tregon ushtarin ukrainas duke u përshëndetur me prindërit para se të vdiste në betejë
Një video është rishpërndarë sot në platformën X që nxjerr në pah realitetin e betejës së Ukrainës kundër Rusisë.
Ushtari ukrainas, Sasha shihet duke u përshëndetur me prindërit nga një autobus ndërsa niset për t’u bashkuar shokët në luftë. Prindërit e përshëndesin dhe buzëqeshin ndërsa autobusi largohet, shkruan skynews.
Ai duket i emocionuar teksa ecte të zinte një vend në ulëset e autobusit. Benjamin Strick, drejtor i hetimeve në Qendrën për Rezistencën e Informacionit, tha se motra e Sashas e gjeti videon në iCloud-in pasi ai vdiq duke mbrojtur qytetin e Mariupol.
Ndryshe, sot janë bërë dy vite që kur Rusia nisi pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.
I’ll never forget this video. It was Sasha’s last meeting with his parents two years ago on 02/24/22. His parents saw him off as he went to fight Russia’s invading forces. His sister found the video on his iCloud after he died defending Ukraine’s Mariupol. pic.twitter.com/VXbObcG21e
— Benjamin Strick (@BenDoBrown) February 24, 2024