FOTOLAJM/ “Shqiponjë” speciale për 28 nëntorin, shikoni çfarë ndodhi në duelin e Champions-it Milan-Dortmund
Një “shqiponjë” speciale vjen si dhurat për 28 nëntor nga “San Siro” teksa bëhej gati të startonte supersfida mes Milanit dhe Dortmundit e vlefshme për grupet e Champions-it, një djalosh shqiptar, i cili ndodhej pranë kapitenit të Milanit, Kalabria, në momentin që kamera i është drejtuar, ai ka rrëmbyer skenën duke bërë me duar shqiponjën dy krenare. Një mesazh gjenial urimi për të gjithë shqiptarët në këtë ditë speciale për mbarë kombin.