Babai i heroit të kombit Mujdin Aliu e kujton me mall largimin e djalit të tij nga shtëpia, ka edhe një mesazh (VIDEO)

Portali TS sot ju sjell një storje shumë të veçantë në ditët e festave të të gjithë shqiptarëve. Gazetari i TS, Nevrij Ademi ka realizuar një intervistë më babain e heroit dhe dëshmorit nga Poroji Mujdin Aliu.

Babai i Mujdin Aliut rrëfen ekzluzivisht për TS gjithë rrugëtimin e djalit të tij që në moshë të re.

Heroi kombëtar Mujdini Aliu lindi më 15 janar të vitit 1974, në fshatin Poroj të Tetovës. Ai në moshën 16 vjeçare iu bashkua luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i cili u ra dëshmor më 14 prill në vitin 1999, kur forcat jugosllave filluan një sulm të papritur në Majën e Gllavës. Mujdin Aliu ra dëshmorë atë ditë në mbrojtje të kufirit.

Rënia heroike e dëshmorit Mujdin Aliu në betejen e lavdishme të Kosharës, me emrin e dëshmorit u emrua edhe brigada 112 e Ushtris çlirimtare Kombëtare që veproi në rajonin e Pollogut(Tetovës)./TS

Ndiqeni gjithë intervistën me babain e dëshmorit Mujdin Aliut:

Scroll to Top