Juristi Romeo Kara: Ja pse Ilir Meta është distancuar nga Sali Berisha! I’u tregoj lajmin tronditës që pritet të marrë shumë shpejt nga SPAK çifti Meta

Avokati Romeo Kara ka treguar gjithashtu se frika nga prangat e drejtësisë është arsyeja që ka detyruar Metën të braktisë Berishën në planin e tij për të t’i shpëtuar SPAK me kartën e trazirave dhe kaosit. Kjo tërheqje sipas tij është taktikë nga Meta pasi ai e di shumë mirë që Berisha do të dështojë nga kjo lëvizje. Meta prej kohësh i është bashkangjitur Berishës në fatin e tij edhe pse nuk ka statusin e tij si person mbi ligjin.

“Ka qenë Berisha dikur që iu imponua me pushtetin e tij Gjykatës së Lartë për të shpallur të pafajshëm Metën, por sot ajo kohë ka perënduar, prandaj Meta si hesapxhi profesionist po bën një tërheqje taktike prej tij, gjë që përforcon idenë se Berisha do të jete i pasuksesshëm në tentativat e tij për mosbindje ndaj drejtësisë. Ilir Meta kurrë nuk i bashkëngjitet me dëshirë humbësit, në këtë rast Berishës.

Duke marrë parasysh që shumë shpejt do të kemi një komunikim akuze ndaj tij, gruas dhe bashkëpunëtorëve të tij për një sërë veprash penale tashmë nën hetim, mendoj se tani Meta ka vetëm një garë reale me Berishën, atë se kush do të shkojë i pari në bangën e të akuzuarve.

Për të mos i mbetur hatri asnjërit prej tyre do të sugjeroja që t’i arrestonin të dy në një ditë. Ky arrestim do të ishte plotësisht në “nderin” e tyre të rrufjanit politik. Haber më të mire për shqiptarët në këtë prag fundviti nuk do të kishte. Kjo gjë do t’i shërbente realisht edhe shëndetit të Metës tashmë të tretur nga tmerri pafund prej përballjes me drejtësinë. Tashmë ai e meriton sot më shumë se kurrë fundin e shumëpritur me tmerr”, nënvizoi juristi Romeo Kara

Scroll to Top