Shkruhet historia, shqiptarja Drita Ziri kurorëzohet në Vietnam si më e bukura
Drita Ziri, 18 vjeçarja syshkruar dhe plot ëmbëlsi është një prej femrave më të bukura shqiptare dhe sot ka arritur që të shkëlqejë edhe në “Miss Earth 2023”.
Bukuroshja shqiptare, përveçse përgjatë gjithë këtyre ditëve është komentuar gjerë e gjatë për pamjen unike që ka, ka arritur që të “rrëmbejë” kurorën e më të bukurës në mes të Vietnamit.
Në mesin e 85 vajzave nga e gjithë bota, Drita, ashtu si dhe vetë emrin e ka, si dritë, u shpall “Mis Earth 2023”.Një sukses i madh ky edhe për Shqipërinë që fiton për herë të parë një kurorë në një garë bukurie.
Me pamjen tërheqëse dhe fizikun e saj perfekt, 18-vjeçarja arriti të tërheqë vëmendjen si një prej modeleve më të bukura, duke përfaqësuar kështu me dinjitet flamurin kuqezi.
Ziri mposhti 85 konkurrente të tjera që konkurruan për titullin Miss Earth 2023, një nga katër konkurset kryesore ndërkombëtare në botë së bashku me Miss Universe, Miss World dhe Miss International. Si ambasadore e re e Miss Earth me seli në Filipine, Drita do të përfaqësojë organizatën, e cila ka avokimin e veçantë për mbrojtjen e mjedisit. Ziri pritet gjithashtu të përdorë platformën e saj për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndikuar tek të tjerët për të ndihmuar në shpëtimin e planetit
Modelja nga Fushë-Kruja është e bija e një personazhi të njohur në sportin shqiptar, Blerim Zirit, gjyqtarit të futbollit. Ziri vendosi mbi kokë kurorën e më të bukurës shqiptare vitin e kaluar dhe që prej atij momenti në çdo event ajo ka përfaqësuar vendin tonë me kokën lart.
View this post on Instagram