Xhubleta, mes së shkuarës dhe së ardhmes
Prej më shumë se një viti, arti i endjes së xhubletës, kësaj “pasaporte” të identitetit tonë kulturor, mbrohet nga UNESCO. Për historinë që kjo veshje e lashtë përfaqëson në vetvete, por dhe sfidat që e presin për të ardhmen e saj, në Rektoraktin e UNISHK-ut u zhvillua seminari i organizuar nga Instituti i Kërkimeve Rurale në bashkëpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi” me temën “Xhubleta, mes të shkuarës dhe të ardhmes”.
Seminari shërbeu edhe për të prezantuar bashkëpunimin me një prej qendrave të rëndësishme të trashëgimisë kulturore botërore, siç është Venecia.
“Është koha që dija, bërja nga 10-15 gra të moshuara, që e dinë disa copa-copa, disa të gjithë procesin ta pasojmë tek 20-120-220 gra dhe vajza të zonës”, tha Zef Gjeta.
Studiuesja Luljeta Dano thekson rëndësinë e mbrojtjes së xhubletës. Xhubleta është një veshje që nxjerr në pah bukurinë e grave malësore. Ajo është e shenjtë për ata që e veshin atë.
Xhubleta, veshja tipike e zonave të veriut, cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore, me disa lloje e karakteristika, prerjeje e qepjeje, sipas zonave dhe moshave të grave që e vishnin.