Dudushi: Berisha pranoi Belerin se ka kërkuar përmes lobeve greke heqjen e non gratës

Gazetari Alban Dudushi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story” me Grida Dumën ku dhe u fol lidhur me çështjen “Beleri” dhe kërcënimet e palës greke ndaj anëtarësimti të Shqipërisë në BE.

Gjatë fjalës së tij Dudushi u shpreh se thuhet se ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar kandidaturën e Fredi Belerit për Bashkinë e Himarës për shkak të “non-gratës” së tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazetari, duke theksuar se këto deklarata janë në fushën e spekulimit, shtoi më tej se grekët kanë qenë të interesuar që Beleri të ishte kandidat dhe nga ana tjetër ish-kryeministri ka kërkuar që përmes lobeve greke heqjen e tij nga lista e zezë.

“Këtu jemi në fushën e spekulimit por një përgjigje që kam dëgjuar është që lidhet me non gratën e Berishës. Grekët kanë qenë të interesuar që Beleri të ishte kandidat, nga ana tjetërr Berisha ka kërkuar përmes lobeve greke heqjen e non gratës së tij. Kjo situatë ka sjellë, ndërthuren shumë interesa që janë personale politike me interesa të tjera. Kjo është vetëm spekulime”, tha Dudushi.

Scroll to Top