Dikur emigrantë sot eksportues, historia e vëllezërve nga Portëza e Fierit (Video)
Aleksandër dhe Tomor Dulaj ne Portez te Fierit, pas shumë vitesh emigrim, në vitin 2013-të u rikthyen në vendlindje dhe vendosën që kursimet t’i investonin për ndërtimin e serave.
Të angazhuar familjarisht në këtë biznes familjar ata arritën brenda një kohe të shkurtër te shtojnë sipërfaqet e kultivuara kryesisht me domate. I gjithë prodhimi cilësor tashmë ka siguruar tregun në vendet e Bashkimit Europian duke i dhënë më shumë identitet prodhimeve shqiptare.
Problem për bujqit ngelet dhe lista e pesticideve qe janë te ndaluara në vendet e BE. Vëllezërit Dulaj thonë se duan ta shtojnë sipërfaqen e serave, e përveç anëtarëve të familjes të punësojnë edhe të tjerë nga fshati e zona./rtsh