Detaje/ Zbardhet porosia e fundit e Naim Murselit për autorin, disa orë para vrasjes!
Është zbardhur porosia që Naim Murseli i ka dhënë autorit të krimit i cili qëlloi për vdekje 33-vjeçaren, Liridona Murseli.
“Sot duhet të kryhet kjo punë”, ka qenë mesazhi i fundit që Naimi i ka dërguar autorit të cilin e pagoi 30 mijë euro, për të vrarë bashkëshorten e tij.
Murseli u takua me Kushtrim Kokallën në një qendër në Gjakovë në orën 9:30 të mëngjesit, ndërsa autori i kishte premtuar se do ta zgjidhte si punë.
E reja mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës teksa udhëtonte me makinë me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët e vegjël. Një person u doli para dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë. Por në rrethana të paqarta, teksa Naimi mori dy fëmijët, bashkëshortja e tij u qëllua për vdekje. Megjithatë, gjatë kësaj kohe Naim Murselit iu desh që ta luante dhe të përcillte për në banesën e fundit nënën e dy fëmijëve të tij. Më vonë ai pranoi përpara policisë se është i implikuar në vrasjen e gruas së tij./M.K-dritare.net