Fshihen mbishkrimet ilire të gjetura në Gostivar/ Grekët morën alfabetin e shqiptarëve e zhvilluan dhe përvetësuan
Shumë shkencëtarë të huaj kanë nxjerrë përfundimin se grekët janë më të vonshëm se shqiptarët në Ballkan. Bile grekët bënë bashkimin e 2-3 fjalëve të gjuhës shqipe, i bashkuan në një fjalë të vetme duke formuar një fjalë të re, një gjuhë të re, që sot është gjuha e grekëve.
Nga Arben LLALLA
Në Korrik të vitit 2007, në Forinë të Gostivarit gjatë punimeve të kanalizimeve të fshatit i zbulua një pllakë varri e shek.4-5. Atë periudhë kryetari i sotëm i Kuvenit të Maqedonisë Talat Xhaferi më bëri telefonatë që të shkruaj për këtë pllakë si historian.
Sapo mora vesh këtë lajm u nisa për në vendin ku ishte gjetur ky fakt historik. Në Forinë më priti z.Talat Xhaferi i cili më tregoi ku ishte pllaka antike.
Aty ishin edhe shumë banorë të fshatit të cilët e ruanin si gjë të shtrenjtë.
Cilës periudhë i përket? Në ç’gjuhë është shkruar?
Këto janë pyetjet që mundojnë banorët e këtij fshati. Përsa i përketë kësaj dëshmie kemi të bëjmë me një pllakë mermeri në të cilën pasqyrohet një figurë njeriu dhe poshtë saj gjendet mbishkrimi: ΑΝΝΙΑΤωΥΙω, ΕΠΙΚΑΔωΜΝΗ, ΜΗCΧAΡΙΝ.
Në lashtësi njerëzit shkruanin me shkurtesa, mirëpo me kalimin e kohës çdo gjuhë u zhvillua duke na bërë të vështirë për të kuptuar sot mbishkrimet e tyre. Sipas meje Pllaka e gjetur në Forinë, është një pllakë varri e vjetër ndoshta e kohës së Bizantit shk. IV-V.
Mbishkrimi është i shkruajtur me shkronja që sot njihen si shkronja greke. Në pllakë pasqyrohet figura e një vajze të re. Ku e përcaktojmë nga paraqitja, me një qafë të hollë dhe të gjatë, me ballë të ngushtë dhe flokë më të lartë se balli.
Për mbishkrimin siç e dhashë më lartë është me shkronja të sotme greke, por ka edhe një shkronjë e cila nuk i përketë alfabetit grek, por alfabetit latin, ajo është shkronja C.
Mund të shtrohet pyetja: Prej nga në Forinë na del një gur varri me mbishkrim grek!? Shqiptarët e lashtë që njihen me emrin ilir shkruanin pothuajse me alfabetin e sotëm të përvetësuar nga grekët.
Këtë gjë e kanë vërtetuar shumë shkencëtarë të huaj që janë marrë dhe merren me shkencën e Albanologjisë. Ndër ta përmendim albanologun austriak Johann Geog Von Hahn 1811-1869, i cili është shpëtuesi i ABC Pellazgjike të Teodor Haxhifilipit Elbasanit i njohur dhe si Dhaskal Todri.
Pra, grekët e morën alfabetin e shqiptarëve e zhvilluan dhe përvetësuan. Shumë shkencëtarë të huaj kanë nxjerrë përfundimin se grekët janë më të vonshëm se shqiptarët në Ballkan. Bile grekët bënë bashkimin e 2-3 fjalëve të gjuhës shqipe, i bashkuan në një fjalë të vetme duke formuar një fjalë të re, një gjuhë të re, që sot është gjuha e grekëve.
Çdo shqiptar që e njeh dhe merret me studimin e gjuhës greke këtë fenomen do ta vërejë me lehtësi.
Duhet të dimë se deri më 1937 shqiptarët ortodoksë në ritet fetare përdornin gjuhën dhe shkrimin grek, derisa më 12 prill 1937 Sinodi i Shenjtë i Fanarit njohu zyrtarisht autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare (KOASH), që në të gjitha ceremonitë fetare të përdoret vetëm gjuha dhe shkrimi shqip.
Çështja është pas 10 vitesh ku gjendet kjo pllakë? Kush u morë me studimin e saj? A ka në Forinë varrezë ilire dhe u betonua pas zbulimit të saj?
Nga bisedat që kam bërë me pleqtë e fshatit Forinë ata më treguan se është gjetur një varrezë e vjetër me pllaka të tilla, por e mbuluan me pllaka betoni, më treguan për banorët shqiptar të dikurshëm të Forinës që i përkisnin besimit ortodoksë, por tashmë ishin asmiluar në sllavo-maqedonas dhe kishin themeluar një fshat të ri.
Do të ishte mirë që Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi të na tregojë për fatin e pllakës së varrit të gjetur në verën e vitit 2007.
Kjo është vetëm njëra nga ato historitë tragjike të shqiptarëve të cilët ndër shekuj kanë humbur gjurmët e trashëgimisë së tyre, kulturore e fetare, etj.