Provokon aktivistja, shpalos flamurin e LGBT+ dhe thotë se Shqipëria duhet të çlirohet nga nacionalizmi e patriarkalizmi

Shqiponja dykrenare me në sfond ngjyrat e ylberit të komunitetit LGBT+ është postimi provokues i aktivistes Gresa Hasa në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një postim në rrjetin social “X”, Hasa ka shpalosur këtë flamur me mesazhin se shqiptarët duhet të çlirohen nga nacionalizmi dhe patriarkalizmi.

“Sot është dita e pavarësisë së Shqipërisë. Siç e kuptoj unë, pavarësia duhet të jetë çlirimi nga të gjitha sistemet e shtypjes – përfshirë patriarkalizmin dhe nacionalizmin. Gëzuar”, shkruan ajo.

Postimi i saj nga ngjallur jo pak reagime, mesa duket duke e detyruar Hasën të mbyllë mundësinë e komentimit në postimin e saj.

Edhe në postimet e mëparshme, aktivistja Hasa nuk ka kursyer gjuhën përçmuese dhe tallëse ndaj paradës së organizuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku parakaluan edhe personazhe të veshur si heroi kombëtar Skënderbeu dhe babai i Pavarësisë, Ismail Qemali.

Scroll to Top