Sonila Meço vajton profesor Abin në burg: Oi oi po asgjesohet demokracia (si paguhet me paratë e pista të Shkëlzenit, e mbajnë për krahësh në pallatin e Monikës)

Në Syri Tv, televizionin e Familjes Berisha, ka rënë zia. Pas goditjes së Berishës dhe dhëndrit nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, ka nisur të vonohen rrogat cash për gazetarët.

Shkëlzeni po ruhet dhe ka frikë të nxjerrë çantat me para të pista, për të ndarë pagat cash në ambintetet e televizionit në pallatin e Monika Kryemadhit, siç bën çdo muaj. Pronari në letra i televizionit, Çim Peka, e ka të deklaruar rrogën 800 mijë lekë të vjetra. Paga reale e Pekës është mbi 10 mijë euro në muaj. Diferencën e merr cash. Janë para të pista.

E njëjta skemë aplikohet edhe për Sonila Meçon, Adi Krastën deri tek niveli i pastrueseve.

Shkëlzeni i ndan rrogat cash jo vetëm për të shmangur tatimet, por sepse nuk justifikon paratë, me burim aferat gjatë pushtetit të babit kryeministër. Kjo situatë më dramatikisht po përjetohet nga gazetarja Sonila Meço, e cila paguhet me paratë e pista të Shkëlzenit, ndërsa flet në banakun e televizionit drejtësi, për luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Që kur është arrestuar profesor doktori i korrupsionit Jamarbër Malltezi, Sonila qan me zë korridoreve të Syri Tv.

Sipas saj, me arrestimin e profesor Abit dhe procedimin e Doktorit, po asgjesohet pluralizmi dhe demokracia në Shqipëri.

Sonila ngashërehet sapo shikon njerëzit e besuar të Shkëlzenit, Doktorit dhe profesor Abit. Ditët e para, Sonilën e kanë mbajtur edhe për krahësh në korridoret e pallatit të Monikës.

Pas reportazhit të famshëm për vilën e Monika Kryemadhit me 11 tualete në Gjirin e Lalzit, të cilin e zhduku pas ngritjes së SPAK-ut, Sonila do të mbahet mend edhe si vajtuesja e fatit dhe fundit të Familjes Berisha, non grata për korrupsion nga SHBA.

Dhe lotët duket se nuk do të ndalen. SPAK po bën gati goditjen e Shkëlzenit, i implikuar këmbë e krye në Gërdec, aferën CEZ me Nuel Kalajn dhe në pastrim parash me fabrikën e boronicave në Gërdec.

Disa nga qëndrimet e Sonilës për profesor Abin dhe Doktorin

A po bëhet drejtësi mbi aferat e korrupsionit të një ish kryeministri, lider aktual i opozitës, apo drejtësia e re po shkel në trasenë e hakmarrjes politike, duke e privuar publikun nga destinacioni i tij kryesor, fundi i pandëshkueshmërisë?

A është ky standardi i drejtësisë së re, steka e gjykimit prej së cilës do të matet çdo aferë korruptive e dikurshme a rishtare? E pushtetit të sotëm dhe atij të djeshëm?

A është kjo prova në ngarkesë e drejtësisë së re për të fituar besimin e publikut në parimet themelore të gjykimit, të gjithë të barabartë para ligjit?

Të gjitha aspektet e dyshimta të një procedure, që vënë para përgjegjësisë vetë drejtësinë dhe nuk i japin dot asnjë akuzë zyrtare publikut dhe shërbim në interes të tij.

Ndërsa zhvillimet mbi dosjen Malltezi-Berisha-Bektashi kanë vëmendjen më të madhe, skrupuloze, detajiste të medias e publikut për shkak të rëndësisë në historinë 33 vjeçare të pluralizmit shqiptar të njërit prej protagonistëve, ish President, ish Kryeministër dhe Lideri aktual i Opozitës, ajo që vlen për interesin publik përgjithmonë është standardi i Drejtësisë së Re në luftën ndaj korrupsionit dhe përballja e barabartë para ligjit për çdo qytetar.

Deri tani shkeljet proceduriale, por edhe përmbajtja e 200 faqeve të akuzës nuk po e afrojnë publikun tek dëmi publik i shkaktuar dhe procesi i plotë, shterues në vlerësimin e tij, por kanë zënë ballinën e ngjarjes më të rëndësishme politike e juridike të momentit, duke ofruar dëshmi flagrante të shkeljeve të Kushtetutës, lirisë e të drejtave dhe pamundësisë për të patur një proces të drejtë gjyqësor në funksion të interesit publik. Ende më shumë se kaq, duke prodhuar pasojë politike, në perceptim edhe si goditje ndaj opozitës, duke krijuar dyshime mbi faktin nëse ky proces është edhe përndjekje politike.

Përgjatë programit, në kohë reale, një tjetër problem madhor mbi cilësinë e njerëzve të drejtësisë hapi debatin e madh edhe mbi raportin e shoqërisë me lirinë, të shkuarën, të drejtën. Avokatja e caktuar kryesisht nga shteti për të mbrojtur liderin e opozitës në gjykatë rezulton adhuruese e pushtetit të sotëm dhe diktaturës së djeshme.

Përmasat e shkeljeve proceduriale, mungesa e një procesi të rregullt në përputhje me Kushtetutën, cilësia profesionale dhe etike e njerëzve në Drejtësi, të gjitha po ndikojnë mbi nevojën emergjente të shoqërisë për të parë korrupsionin e ndëshkuar, të sotmin, të djeshmin e sidomos krijimin e precedentëve e standardeve për të ardhmen.

Ky është nga ato raste, ku interesi publik ndër të tjera duhet të orientohet drejt një kulture, sado minimale juridike të secilit, kulturë e njohuri, që e bëjnë publikun më vigjilent e kërkues në mbrojtjen e lirisë dhe prosperitetit të vet. /prapaskena.com

Scroll to Top