U plagos nga Garda, dëshmia e gazetarit për “21 Janarin”: Njoh personin që ishte piketuar të vritej!

Gjykata e Strasburgut ka dhënë verdiktin e saj për vdekjen e Aleks Nikës, njërit prej 4 protestuesve që mbetën të vrarë në 21 janar të vitit 2011, përpara Kryeministrisë.

Sipas vendimit të Gjykatës, në këtë çështje ka dy shkelje, të cilat janë vrasja dhe mos-zbardhja e ngjarjes.

Gazetari Fatos Mahmutaj, njëkohësisht dëshmitar i ngjarjes së 21 janarit tha në një intervistë për Euronews Albania se ka me dhjetëra prova që dëshmojnë se 21 janari ishte krim shtetëror ku ishin përfshirë të gjitha institucionet që nga garda deri tek prokuroria e gjykata.

“Një nga personat, nuk dua t’ia them emrin, është paraqitur në SPAK për t’i marrë dëshminë dhe i kanë thënë që do ja marrin në një moment të mëvonshëm. Është piketuar për ta vrarë dhe për t’ia ngecur Edi Ramës. Nuk ishte protestues, ishte diçka krejt tjetër.

Në atë protestë fatkeqe unë nuk isha as me protestuesit as me policinë, isha duke bërë punën time, edhe ai tjetri nuk ishte gazetar, por një person goxha i njohur që punonte aty afër. Berisha e kishte larguar nga vetja dhe tentoi ta vriste, por jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër kështu që dështoi vrasja e tij”, tregoi ai. /TEMA

Scroll to Top