Ja kush janë 4 njerëzit që hapën dosjet e Ilir Metës në SPAK me kallëzimet që bënë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur për dy orë nga prokurorët e SPAK për aferën CEZ-DIA. Pas daljes nga SPAK, Meta tha se kjo çështje po përdoret politikisht nga Edi Rama për të hequr sipas tij vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

Njeriu që bëri kallëzim për këtë çështje, duke implikuar Ilir Metën, është juristi Romeo Kara. Për vite me radhë, Romeo Kara ka denoncuar episode nga afera e madhe CEZ dhe derivati i saj CEZ-DIA.

Ish deputeti Halit Valteti ka denoncuar dhe kallëzuar në SPAK Ilir. Metën dhe Monika Kryemadhin për aferën e lobimit në SHBA. Faktet në kallëzimet e Valterit janë konfirmuar nga përgjigja e letërporosive që kanë ardhur nga SHBA.

Avokati Idajet Beqiri ka kallëzuar penalisht Ilir Metën Monika Kryemadhin për shërbime estetike në Vjenë dhe San Marino me para të pajustifikuara me burime të ligjshme të ardhurash.

Gazetari Adriatik Doçi ka kallëzuar penalisht Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe vëllanë e kësaj të fundit Drini Kryemadhi për korrupsion dhe pastrim parash. Meta dhe Kryemadhi kanë nisur një seri sulmesh ndaj 4 kallëzuesve të tyre. /prapaskena.com

Scroll to Top