Gjuha greke është 200 vjeçare dhe mësohej vetëm në kishë, kjo është e gjitha. Kisha nuk donte që populli të fliste gjuhën
Gjuha greke është 200 vjeçare dhe mësohej vetëm në kishë, kjo është e gjitha. Nuk ishte gjuha e përbashkët. Kisha nuk donte që populli të fliste gjuhën shqipe dhe vllahe. Pamjet janë një dramatizim propagandistik dhe nuk ngrihet askund pyetja përse nuk u respektuan gjuhët e tjera që fliteshin në Rumeli dhe sidomos gjuha e heronjve që çliruan vendin.
Edhe në kohët moderne, kemi dëshmi të shumta edhe nga Aristidh Kola të llojeve të dhunshme të dënimeve për fëmijët që dëgjoheshin të flisnin shqip nëpër shkollat në greqi. Ndër dënimet më të lehtat ishte fshikullimi me kamzhik nëpër duar dhe këmbë në sy të shkollës.