Familja tiranase që u bë virale për arkat e kursimit, për 1 vit e 3 muaj mblodhën mbi 9 mijë euro
Familja tiranase Shehi u bë virale për arkat e kursimit, teksa paratë i mblidhnin në një qyp.
Një nga anëtaret e familjes, Migena Shehi tha në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, se për 1 vit e 3 muaj mblodhën mbi 9 mijë euro. Vetë Migena, mblodhi 2 milionë lekë.
“Qypi nuk është i imi, por është i babit. Një shumë e vogël. Ai qypi ka 1 vit e 3 muaj që po mblidhej, por nuk kishim plan që ta hapnim tani, sigurisht nga fundi i vitit. Por përderisa ai nuk merrte më, po i thonim babit që ta hapte. Unë mendova që ishin diku te 4 milion, por doli që ishin dyfish. Jo, është hera e dytë. Herën e parë nuk e di, nuk e mbaj mend, diku te 3 milion. Gjysmat janë shpërndarë pothuajse. Kemi një nip të vogël që ka ditëlindjen tani, prandaj thashë që do e hapim afër fundit të vitit. Unë po, të tjerët jo.
Nuk është se po i mbledh me një qëllim, thjesht ideja që t’i kem diku, se duket që në momentin kur i hap, duket sikur t’i kanë dhuruar. Unë, te ky qypi këtu, kur i kam futur i kam lënë të gjata, ndërsa tani që kam marrë tjetrin, po mundohem që t’i bëj sa më të vogla që të marrë shumë. Aty ishin 2 milion e 40 mijë lekë. Vetëm të miat, edhe te babi kanë qenë vetëm të babit./abcnews.al