Ja çfarë i shkruante Komandanti i Brigades së V të Ushtrisë NÇ të Shqiperisë, Shefqet Peçi, Hysni Kapos në prag të nisjes për Kosovë më 3 tetor 1944

” Ne na ngushëllon kjo që do të piqemi me ushtrinë e Titos dhe ishallah edhe me atë të BABA STALINIT e kjo na kënaq shumë, por të mos harrojme që edhe na vjen keq që nuk do të mundemi të shohim me sy tanë reaksionarët tash që dorëzohen, vetëm kisha qejf t’u ndriçja dhëmbët njëherë”

“Populli i Kosoves na priti jashtëzakonisht ngrohtë.

Në çdo familje partizanëve shqiptarë u dhanë ushqime të bollshme, iu shtruan rrobat e fjetjes më të mira e bile shumë partizanëve iu dhuruan çorape ,zakon kosovar ky që kanë për miq të nderuar”- shkruante Halim Xhelo.

Scroll to Top