Gjurmët e shqiptarëve të lashtë në Ilirikun Lindor
GJURMËT E SHQIPTARËVE TË LASHTË NË ILIRIKUN LINDOR
Emrat me kuptim të qartë e të plotë në gjuhën e lashtë shqipe (pellazge-ilire), i kryeqytetit të sotëm të Gjeorgjisë, TBILISI dhe emri i Liqenit LISI (i Lisit, te Lisi).
Sipas hartave të lashta, për disa shekuj me radhë ky qytet e ka mbajtur emrin TEFLIS, me çka edhe më qartë dëshmohet prejardhja (etimologjia) e këtij emri në gjuhën e lashtë shqipe.
TEF-LIS-I; TEV-LIS-I; TE-LISI
* * *
ILIRIA LINDORE, NJË HISTORI E FALSIFIKUAR DHE MBULUAR NGA HARRESA
Dy-tri shekujt e fundit, për t’i dhënë rëndësi dhe peshë të veçantë emrit të ilirëve (për shkak të lashtësisë, autoktonisë dhe famës së tyre) nga disa qarqe shkencore evropiane, për interesa politike, shtrirjen më të gjerë të perandorive të kohës, asaj Franceze (Napoleon Bonaparta), Austriake dhe Austro-Hungareze, si edhe gjatë Rilindjes kombëtare të popullit kroat e slloven, është afirmuar ideja e ilirizmit vetëm në pjesën perëndimore të Gadishullit Ilirik.
Por, faktet historike flasin për shtrirjen e ILIRIKUT (ILLYRICUM) në një hapësirë shumë më të gjerë. Sidomos, nën ndikimin e Rusisë dhe të Fuqive të mëdha evropiane, me gjurmë të fshira gati në të gjitha shkrimet e autorëve të lashtë, në hartat e vjetra dhe burimet tjera, duke i retushuar ose zhdukur të dhënat për pjesën lindore të ILIRISË, e cila është shtrirë deri përtej Detit të Zi, nga Kaukazi i Madh në lindje, ndërsa në perëndim përtej Alpeve evropiane.
Nuk është rastësi krijimi së paku dy herë e shteteve në hapësirat e Evropës së sotme me emrin ILIRI (ILLYRI), siç nuk është rastësi fshirja e gjurmëve për emrin ILIRIA E MADHE (Illyricum Magnum) e perandorisë mesjetare të Stefan Dushmanit, mbret i rasianëve, bullgarëve (trakasve), albanëve dhe grekëve-arvanitëve (dinastia e dardanëve të Rashës: Rasia-Racia-Rasi, e krijuar nga Perandoria e Romës Lindore (Bizanti-Buzana) për mbrojtjen e asaj perandorie nga sulmet dhe zullumet e popujve barbarë, nga hunët, avarët dhe sllavët, nga perëndimi dhe veriu.
Por, jo më pak histori e lavdishme e fiseve pellazge-ilire (dardane, pajone, trake), sidomos e BESËVE ilirë, e fisit më të madh të Trakisë dhe Dakisë, që lidhen me emrin e ILIRISË LINDORE dhe shtetet e krijuara ndër shekujt, si: Guria (Gruzia-Gjeorgjia e sotme), Lazgia, Armenia, Iberia, Albania (e Kaukazit), Besia (Besarabia), Vllahia etj.
Historie e shteteve të mëvonshme, si Gjeorgjia, Rumania, Bullgaria, Turqia, Azerbajxhani, Ukraina etj., janë shtete të reja, nga Mesjeta dhe shekujt e mëvonshëm, të krijuara mbi gërmadhat e shteteve të lashta të ILIRISË LINDORE.
Më tepër gjurmë ka edhe sot në ato hapësira, si emra qytetesh, rajonesh, fisesh, tempujsh fetare, kështjella të stërlashta, që lidhen me ngjarje dhe personalitete që kanë lënë gjurmë në histori, si pjesë e pandarë e historisë së pellazgëve-ilirëve, shqiptarëve të lashtë, përmes burimeve historike që shpjegohen edhe sot shumë qartë vetëm përmes gjuhës shqipe.
(30 janar 2022)