Shqiptarët e lashtë – Strategët më të mëdhenj të luftës në historinë e njerëzimit
Në kohën e sotme, strategjia që përdorin disa organizata ushtarake, sikurse Hamasi* dhe të tjera, në rajonin e Gazës dhe jo vetëm, janë shpikur dhe përdorur nga shqiptarët e lashtë mijëra vjet më parë.
Dëshmi për këtë janë së paku 200 qytete nëntokësore në rajone të ndryshme të Turqisë së sotme, që nga Hititët e lashtë, si edhe në vende të tjera ku kanë jetuar fiset e lashta pellazge-ilire, në gjithë hapësirën e Pallazgjisë, Evropa e sotme, Trakia ilire, Anadolli, Lindja e Afërt dhe e Mesme etj.
Qytetet nëntokësore, nga Hititët e lashtë në Anadoll, një traditë mijëvjeçare, të përdorur në situata lufte, siç i njeh historia, janë përdorur si strategji dhe mjete lufte për herë të parë edhe nga fis i Dardanëve (Thunatët-Dhinatët) dhe Besët ilirë në Traki.
Ekzistojnë plot dëshmi për përdorimin e tuneleve nëntokësorë për mbrojtjen ose rimarrjen e kështjellave të pushtuara nga ushtritë e huaja pushtuese, si dhe përdorimin për herë të parë të gjyleve zjarrvënëse në anijet e forcave ushtarake pushtuese Persiane.*
Një histori interesante, që duhet të hulumtohet e studiohet në hollësi.
Organizata politike ushtarake Hamas, e cila aktualisht e mban nën kontroll Gazën palestineze, për shkak të lidhjeve të saj me pushtetet jodemokratike të Iranit dhe të Rusisë është cilësuar ndërkombëtarisht si organizatë terroriste.
(28 tetor 2023)