Elena Kocaqi ‘shtangu’ të gjithë në studio: “Të gjejë dikush ndonjë grek mes heronjve të Revolucionit të 1821” (VIDEO)
Arvanitasit e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata ishin dhe janë ende në Greqi. Valët e tjera të mëdha të arbërve në drejtim të Greqisë që ka pasur në shekullin IV-VII dhe XIV, që i njohim nga disa historianë, nuk janë veçse shpërngulje e disa principatave të arbërve të veriut në drejtim të jugut për arsye të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbërisë nga pushtuesit sllavë dhe më vonë nga pushtuesit turq.
Termi grek në shekullin XIX ka pasur domethënie politike dhe jo atë kombëtare dhe gjuhësore siç e ka sot. Kështu, kryengritjen e vitit 1821, fuqitë e mëdha europiane e shfrytëzuan duke i pagëzuar kryengritësit me emrin e përbashkët grekë për të realizuar Greqinë politike të sotme.