Jul Cezari ndërtoi qypa të nëndheshëm në Konispol, shërbenin për grumbullimin e drithit
Këta qypa të nëndheshëm u gjendën 17 vite më parë në jug të Konispolit. U zbuluan rastësisht nga një bari i zonës, i cili ishte duke kullotur bagëtitë pranë përroit të Manetës, rreth 400 metër larg kufirit shqiptaro-grek.
Janë afërsisht 250 centimetra të gjatë dhe me diametër maksimal rreth 150 centimetër. Shtrihen në tre grupime dhe ruajnë drejtimin veriperëndim – juglindje, ashtu sikurse edhe brezi i gurëve gëlqerorë mbi ta.
Mendohet se shumica prej tyre i përkasin periudhës romake. U ndërtuan në vitin 48 para erës sonë pas urdhërit që dha Jul Çezari i cili ishte në luftë me Pompeun. Ai i detyroi banorët e pellgut të lumit Pavla të mbushnin qypat e nëndheshëm me drithëra buke gjatë vitit, që do të shërbenin si rezerva për ushtrinë e tij.
Studiuesi Halili jep arsyet përse kjo gjetje lidhet me kohën e Jul Çezarit. Edhe pse një zbulim shumë i rëndësishëm historik, pas vitit 2006 nuk ka ndodhur asnjë ekspeditë arkeologjike në këtë zonë për të mësuar nëse ka më shumë të tillë.
Pjesa më e madhe prej tyre janë mbuluar me bimësi dhe lënë në harresë./abcnews.al